Aksidentohet Sali Berisha, ndërsa kthehej nga Laçi

Eskorta e Sali Berishës është përfshirë në një aksident, ndërsa kthehet nga Kurbini, ku mbajti “Foltoren” e tij të radhës.
Sipas burimeve të policisë, në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat më pas kanë goditur dhe një prej makinave të eskortës së Berishës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit, bëjnë me dije burime të policisë, janë nga Kosova.
Tre mjetet e përfshira në aksident janë me target: 01-543-GT, AB196CZ, AB007CA.
Policia është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.
Grupi shoqërues i Berishës pretendon se iu ka dalë para një makinë kundravajtje, e cila sipas tyre ka shkaktuar aksidentin.