Ky është pronari i karburantit në Shqipëri që nuk e rriti çmimin e naftës

Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord në në Shqipëri, edhe pse kostoja nuk ka ndryshuar, pasi kompanitë janë të detyruara me ligj të mbajnë rezerva.
1 litër naftë sot është shitur për 2400 lekë, nga 1800 lekë që ishte.
Pothuajse të gjitha pikat e karburantit në Shqipëri kanë rritur çmimet, ndërkohë që janë qytetarët ata që vuajnë pasojat.
Duket qartë se ka një marrëveshje mes oligarkëve të naftës për të vjedhur shqiptarët.
Por në Luz të Vogël një pikë karburanti e ka mbajtur çmimin e naftës të pandryshuar prej disa ditësh.
Biznesi është në pronësi të Sami Ajdinit, i cili ka vendosur që për të disatën ditë radhazi, ta shesë një litër naftë për 197 lekë të reja, duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve në këto ditë të vështira, ku janë rritur pothuajse të gjitha çmimet.
Ky veprim i Sami Ajdinit është një gjest për t’u marrë shembull edhe nga pronarët e tjerë të pikave të karburanteve, të cilët mund të përpiqen sadopak për të ulur çmimin e naftës dhe për të ndihmuar shqiptarët.