27 Shtator, 2023

Kuzhinier Alfio që mori 500 milion tender, është shef kuzhine tek restoranti i Dritan Agollit në Hamallaj

 Kuzhinier Alfio që mori 500 milion tender, është shef kuzhine tek restoranti i Dritan Agollit në Hamallaj

Një skandal i përmasave vërtet të mëdha zbulohet nga mediat.

Nëpërmjet këtij artikulli do të shikoni se si paratë e dhëna nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfundojnë përsëri në duart e Dritan Agollit që është njëkohësisht edhe drejtori Ekzekutiv i këtij institucioni.

Por si zhvillohet skema?

Një tender skandaloz u organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vlerë rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dritan Agolli kishte shpallur fitues kompaninë në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani.

Këto 500 milionë lekë do të shpenzoheshin që kuzhinier Alfio t’i tregonte Dritan Agollit se çfarë hanë shqiptarët në zona të ndryshme të vendit.

Por përveç fakteve të dyshimta të këtij tenderi, skandali është thelluar akoma më tepër.

Pse do të thoni ju.

Rezulton se djali i Dritan Agollit, i quajtur Flladi Agolli është pronar i një kompleksi në plazhin e Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit i quajtur “Bedouin Beach & Bar”, pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit.

Nga burime konfidenciale rezulton se shef kuzhine në këtë restorant është pikërisht Alfio Rrotani.

Kështu në internet, ka detaje ku shkruhet se Alfio Rrotani është pjesë e menaxhimit të “Bedouin Beach & Bar”.

Qytetari që ka dërguar denoncimin shprehet:

Gjithashtu në faqet online të këtij restoranti ka foto të Alfio Rrotanit që vërtetojnë pozicionin e tij si shef kuzhine në këtë biznes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *