3 Dhjetor, 2023

Kuvendi i Berishës merr vendimet e para: Shkarkohet Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku

 Kuvendi i Berishës merr vendimet e para: Shkarkohet Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku

Delegatët e Sali Berishës në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisës.

Gjithashtu, në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.

Gjatë fjalës së tij Belind Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.

Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

Kuvendi Kombëtar i PD vendosi anëtarët.

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumci

Belind Këlliçi

Blendi Himçi

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edith Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eno Bozdo

Flamur Noka

Genc Pollo

Genc Strazimiri

Rigels Mucollari

Ivi Kaso

Klevis Balliu

Ledina Manida

Luan Baçi

Lorenz Luka

Mimoza Hajdarmajt

Oerd Bylykbashi

Sali Berisha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *