27 Shtator, 2023

Kush janë ata që “flejnë poshtë Ambasadës turke” në Tiranë?

 Kush janë ata që “flejnë poshtë Ambasadës turke” në Tiranë?

“Nuk mund të na akuzojnë për antiamerikanë këta që flejnë poshtë ambasadës turke”. Qe kjo fraza e ish-deputetit Klevis Balliu, i njohur më së shumti si i biri i Fahri Balliut, thënë në Opinion-in e së martës kushtuar Kuvendit të 11 dhjetorit. Siç dihet, Balliu i biri është rreshtuar si foltorist.

Ai e tha këtë të shkëputur tërësisht nga kontekti i asaj që po shpjegonte në një moment Preç Zogaj, duke mos u kuptuar qartë se për cilët e ka: ndaj ndonjë grupimi brenda PD-së apo ndaj qeverisë, kur dihet se Rama e ka Turqinë, më saktë Erdoganin, aleatin dhe mbështetësin më të fuqishëm, sidomos në raste krizash specifike kur nuk i hyn në punë burokracia e Perëndimit.

Pra, kush janë ata që “flejnë poshtë ambasadës turke”, mbetet për t’u sqaruar vetëm nga Klevis Balliu, i cili me këtë frazë faktorizoi një seli diplomatike jo dhe aq faktor në zhvillimet shqiptare, në raport me fuqinë e vendit që përfaqëson, deri dhe si faktor botëror, siç është pra Turqia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *