2 Prill, 2023

Kush ja paguan zyrën super luksoze tek oligarku Bashkim Ulaj, Sali Berishës?

 Kush ja paguan zyrën super luksoze tek oligarku Bashkim Ulaj, Sali Berishës?

Nuk ishin aspak të këndshme pamjet e disa zonjave politikane të opozitës, ndërsa përpiqeshin të hapnin zyrën e tyre për mbledhje rutinë në selinë e Partisë Demokratike. Me të drejtë dëshmuan para kamerave se kjo që po u ndodhte nuk ishte aspak dinjitoze. Deklarata dhe shqetësime që kanë mirëkuptimin e të gjithëve, me disa përjashtime thelbësore që znj. Albana Vokshi ndoshta me dashje apo pa dashje i harron.

Tashmë publikisht Zonja Vokshi dhe disa pasues të tjerë të Partisë Demokratike, kanë shpallur idhtar dhe frymëzues të tyre zotin Sali Berisha, ish-kryeministrin e shpallur “non grata” nga SHBA-të me akuza tepër të rënda që të gjithë ne shqiptarët i dimë me kohë, por që Drejtësia e kapur e kohës së Berishës, ajo e korruptuara më pas, nuk i ka gjykuar asnjëherë dhe ende vazhdon t’i mbulojë.

Dihet nga të gjithë se Sali Berisha ka zyrën e tij luksoze, ku bën takime, pritje e përcjellje, fotografi, nga ku hyhet përmes një kontrolluesi me metaldetektor në kullën  luksoze të një oligarku shumë të njohur siç është Bashkim Ulaj, i cili ja ka ofruar me siguri me shumë zemërgjerësi pas shumë vendimeve të zotit Berisha si kryeministër në favor të oligarkut për tendera dhe konçesione të njohura nga të gjithë.

Kjo zyrë nuk është deklaruar asnjëherë në pasurinë e z. Berisha, asnjë qera nuk përmendet apo blerje e një ambjenti të tillë. I njëjti oligark që i ka shitur dhe shtëpinë të bijës dhe vetë Berishës pikërisht në kohën e vendimeve kryeministrore që favorizonin me dhjetëra punë publike të oligarkut në fjalë.

Bëni mirë që ju sot pretendoni aplikimin e ligjit dhe të drejtës për zyrën tuaj zonja e respektuar Albana Vokshi, por a e bëtë këtë për të mësuar se kush është dhe çfarë ka bërë Sali Berisha, dhëndrri dhe mbarë familja e tij, pas të cilëve ju me vetëdije jeni rreshtuar?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *