1 Tetor, 2023

Kush gënjen, Sonila Bejtja, Andi Bejtja apo tatimet?! SPAK para provës?

 Kush gënjen, Sonila Bejtja, Andi Bejtja apo tatimet?! SPAK para provës?

Nga Adriatik Doçi

Ka një paqartësi ndoshta të qëllimshme rreth pagave të ‘çmendura’ që jep Françesko Beketi për disa personazhe në Tiranë, të cilët ‘luftojnë me regjimet imagjinare’, gjashtë vjet pas mbylljes së televizionit të tij Agon Channel.

Në listë pagesat e muajit prill 2021, rezulton se analisti Andi Bejtja merrte rreth 18 mijë USD pagë në muaj nga televizioni nën sekuestro i Françesko Beketi, sot në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Andi Bejtja ka bërë një reagim publik të paqartë, ku as nuk e mohon dhe as nuk e pranon pagën, thua se paga është një poezi hermetike dhe jo para të thata që kalojnë ose jo në llogari.

Në janar të vitit 2020, bashkëshortja e Andi Bejtjas, Sonila Bejtja, ka deklaruar për herë të parë pasurinë, pasi u emëruar në mënyrë të diskutueshme nga Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sonila Bejtja thotë se nga janari i vitit 2016 Andi Bejtja nuk është paguar nga kompania e Beketit.

Por, ajo thotë se AgonSet (Agon Channel) ka deklaruar listat pagesat në tatime, ku figuron Andi Bejtja me pagë 18 mijë USD në muaj. Nëse Andi Bejtja ka të drejtë të tregohet i paqartë, gruaja e tij Andi Bejtja, është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe mban përgjegjësi penale nëse bën deklarim të rremë.

Në këto rrethana shtrohen disa pyetje, të cilat duhet t’u përgjigjet SPAK;

-Pse AgonSet (Agon Channel) duhet të deklarojë listë pagesa të paqena në tatime?

-Pse në listë pagesa rezultojnë Andi Bejtja dhe Fatos Lubonja, që luftojnë për demokraci në oborrin e Metës dhe Berishës, dhe nuk figuron për shembull Sonila Meço?

-Pse Andi Bejtja nuk thotë nëse i ka marrë apo jo paratë?

-A ka gënjyer Sonila Bejtja me deklaratën e pasurisë?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Shenim: Bashkeshorti im, Andi Bejtja, ne periudhen Teto 2014-Prill 2015, ka qene punesuar ne shoqerine "AgonSet" (Agon Channel), me page mujore 10,000 euro (dhjetemije euro/muaj), sipas kontrates se punes. Kontrata punes vijon te jete ne fuqi, por me specifikat si vijon: Ne Prill 2015, pas mbylljes se "Agon Channel", kompania "AgonSet" ka paguar kontributet deri ne Dhjetor 2015, nderkohe qe nuk eshte kryer pagesa mujore. Nga janari 2016 e ne vijim, kompania "AgonSet" ka deklaruar ne Fatime liste-pagesat. por nuk ka paguar kontributet, si edhe nuk ka paguar pagat mujore Mbiemri, Nenshkrin SONILA BEJTJA subjekt"

Mund të jetë një imazh i teksti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *