4 Dhjetor, 2022

Kush është gazetarja që për pak ndau nga gratë Taulant Ballën e Shpëtim Idrizin: Ilir Meta e la për një këngëtare

 Kush është gazetarja që për pak ndau nga gratë Taulant Ballën e Shpëtim Idrizin: Ilir Meta e la për një këngëtare

Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës nuk ndajnë me njëri-tjetrin vetëm interesa të kamufluara financiare dhe politike, harbimin tek ‘dritat e kuqe’ në Vjenë, Berlin dhe Brazil, por ndonjëherë ndajnë edhe zjarrin e dashurisë.

Një gazetare e hijshme, ka kaluar nga krahët e Shpëtim Idrizit në krahët e Taulant Ballës, duke rrezikuar të kthehet në ‘Helenën’ e politikës së Tiranës.

Në fillimet e saj gazetareske, ajo ishte si një ‘kukull e pafajshme’ dhe e naive, hante byrek me gjizë, udhëtonte me autobus dhe vishej tek ‘gabi’, por me kalimin e viteve nisi të depërtojë në rrethet politike, duke turbulluar ‘ujkun e vjetër’ të doganave Shpëtim Idrizin.

Gazetarja simpatike u distancua kështu gradualisht nga rrethi i saj shoqëror i gazetarëve, duke u ndjekur rrugën e një pasioni të çmendur me ish doganierin Shpëtim Idrizi, i cili iu fut politikës, duke kaluar sa në prehrin e Fatos Nanos, më pas të Sali Berishës, të Edi Ramës dhe Ilir Metës, me pazarin e Çështjes Çame, me të cilën kapi disa drejtori.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe PS, Shpëtim Idrizi humbi fuqinë e influencave dhe pazareve si ‘zar politik’ që sillej rreth Berishës dhe Bashës.

Ajo i ra shumë shpejt në sy Ilir Metës, para se ky i fundit të tërbohej pas këngëtares bukuroshe Xh. M. Meta shumë shpejt e përfshiu në haremin e tij të fshehtë. Kur Monika Kryemadhi ndodhej jashtë shtetit, gazetarja merrej me makinë me xhama të zinj nga Tirana dhe dërgohej tek vila e Metës në Gjirin e Lalzit.

Raporti zgjati disa muaj deri kur në vend të saj nisi të shkonte tek vila në Gjirin e Lalzit këngëtarja lozonjare.

Në këtë moment, ajo gjeti sërish ngushëllim tek ish doganieri Idrizi.

Nga ana tjetër, Taulant Balla nisi të bëhej një nga personazhet më të fuqishëm të pushtetit pas Edi Ramës, me influenca të forta në emërime dhe tendera miliona euro.

Rama e caktoi Ballën për ndarjen e pushtetit me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhit gjatë periudhës 2013-2017. Pas dëbimit të Metës nga qeveria, pushteti i Ballës mori përmasa të frikshme deri kur Rama e goditi disa muaj më parë, duke e dubluar me Gjiknurin.

Duket se ky pushtet e ka shtyrë gazetaren të braktisë për herë të dytë Idrizin dhe të afrohet me Ballën.

Balla dhe gazetarja po shijojnë një pasion të zjarrtë, të cilin përpiqen ta kamuflojnë aq sa munden.

Sot, gazetarja, ka pushtet më të theksuar se sa Lindita Nikolla në Kuvend, për shkak të lidhjes me Taulant Ballën. Asaj i hapen dyert e Kuvendit si të ishte shefja e Nikollës, ndërsa ish kolegët e shohin tashmë si një fuqi të largët.(Prapaskena)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *