Kush është gazetari i njohur shqiptar, që merr 10 rroga në muaj?

Gazetari Adriatik Doçi ka denoncuar një kolegun e tij, që merr plot 10 rroga në muaj.
“Një gazetar i njohur merr 10 paga njëherësh.
Katër në shtet dhe gjashtë nëpër borde dhe fondacione.
Përpos 10 pagave, dyshoj fort se merr qindra mijëra euro nga paratë e Brukselit përmes një trusti shoqatash fantazmë.
Kjo shpjegon edhe një vilë të kamufluar në fshatin e oligarkëve.
Emri? Sapo të dokumentohen të gjitha informacionet.
Paraprakisht më besoni se politikanët nuk janë edhe aq të ligj”, shkruan ai.
Edhe pse doçi nuk e përmend me emër, mendohet se gazetari në fjalë është Lutfi Dervishi, që vetëm në RTSH merr dy rroga, ndërsa bën pjesë në borde të shumta dhe ka një vilë me vlerë 3 milion euro tek vilat e oligarkëve.