28 Janar, 2023

Kush e sulmon dhe kush i bën iso projektit të Bypass-it të zonës historike të Gjirokastrës?

 Kush e sulmon dhe kush i bën iso projektit të Bypass-it të zonës historike të Gjirokastrës?

Nga Engjëll Serjani

Projekti i Bypass-it që ka nisur të ndërtohet në zonën historike të Gjirokastrës është një nga investimet më me vlerë për zhvillimin e qytetit në UNESCO-s. Zhurma që ngrihet gjoja në emër të UNESCO-s, nuk është gjë tjetër veçse disa letra të dërguara kësaj organizate ndërkombëtare nga një person dashakeqës ndaj Gjirokastrës dhe trashëgimisë së saj.

Stefan Démke është personi i cili qysh në vitin 2013 ka dërguar në mënyrë të përsëritur letra me kërkesën për ta nxjerrë Gjirokastrēn nga Lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Gjermani Stefan Dèmke është i njohur në qytetin e Gjirokastrës si personi që pasi rrëmbeu 30 mije Euro, në vend që ta restauronte e shkatërroi Mozaikun unikal të Bazilikës Paleokristuane të Antigonesë. Problemeve që ai parashtron për projektet jetike të Bypass-it dhe Rikualifikimit të Sheshit të Çerçizit, i bëjnë iso edhe 2-3 persona që kanë bashkëpunuar me të disa vite më parē, të cilët nuk duan të pranojnë restaurimet dhe ndryshimet e viteve të fundit në qytetin që per disa dekada u rrënua nën peshën e gurëve dhe indiferences totale.

Bypass-i i Gjirokastrës është një zgjidhje dhe shpëtim për zonën më të frekuentuar të Pazarit, për normalizimin e qarkullimit automobilistik të gjithë zonës historike të mbrojtur, për sitemimin e shpateve të paqëndrushme të përroit të Cfakës dhe për zhvillimin e përfshirjen si destinacion turistik të lagjeve të pas dhe sipër Kalasë që përbëjnë 50 % të zonës historike dhe që aktualisht ndodhen jashtë vëmëndjes së vizitorëve dhe turistëve.

Bypass-i jo vetëm që nuk e rrezikon daljen nga UNESCO të Gjirokastrës, por e konsolidon më tej prezencën e saj si pasuri kulturore boterore, sepse një nga rekomandimet kryesore të saj është ruajtja e këtyre vlerave nëpërmjet restaurimeve, rijetëzimit, investimeve të shtetit e sipërmarrjes private në monumente dhe gjetjes së zgjidheve të kësaj natyre që shtojnë sigurinë, lezetojnë dhe lehtësojnë jetën e gjirokastritëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *