3 Dhjetor, 2023

Kush e rekrutoi Sali Berishën në 67-n nga UDB-ja serbe?

 Kush e rekrutoi Sali Berishën në 67-n nga UDB-ja serbe?

Nga Xhevdet Shehu

Jo më larg se pardje, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ka bërë një deklaratë që i referohej kundër Sali Berishës. Ajo përdori një term eufemik “spin doctors”, që nga bashkatdhetarët tanë që nuk dinë ende anglisht, u kuptua si doktorët spiunë.

Pavarësisht, nga konteksti, analogjia ishte mjaft e saktë.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

Shprehja “spin doctor” në gjuhën angleze u referohet personave që tentojnë të bëjnë ‘lavazh truri’ duke interpretuar diçka në favor të interesave politike të tyre.

Para tre vjetësh unë kam botuar një intervistë të gjatë me deputetin Spartak Braho. Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë këmbëngul që  Berisha është veç të tjerave, një persin i rekrutuar nga agjenturat e huaja, kundër interesave tona kombëtare.

Zhvillimet e ditëve të fundit na sollën në kujtesë ngjarje dhe fakte të shumta të së kaluarës.

Dje, unë u takova dhe bisedova sërish rreth kësaj teme me deputetin Braho, i cili lidhur me deklaratën e diplomates amerikane thotë:

Unë nuk u befasova aspak nga deklarata e ambasadores amerikane. Unë e kam pohuar publikisht se Sali Berisha ka qenë një agjent i UDB-së dhe ka vepruar në mënyrë sistematike kundër interesave tona kombëtare.

Bazuar në dokumentacione dhe rrëfime autentike të personit që e ka rekrutuar Berishën, thuhet shkoqur se Sali Berisha ka qenë jo vetëm një agjent potencial, por dhe aktiv i disa shërbimeve të huaja, kryesisht jugosllave, të cilat akuza deri tani ai nuk ka patur kurajo t’i kundërshtojë apo mohojë publikisht.

Ambasadorja amerikane duke analizuar ngjarjet e datës 08 Janar e cilësoi dhe etiketoi Sali Berishën si “SPIN DOCTOR”. Shumëkush edhe për shkak të veçorisë së këtij epiteti, nuk ka arritur të kuptojë ekzaktësisht kuptimin.

Sipas diksionerit anglisht- shqip, Spin doctor ka kuptimin e një personi dredharak, i pasinqertë, mashtrues dhe manipulator  (disingenuous, deceptive and manipulative tactics), të gjitha këto epitete mendoj se i afrohen asaj që kam thënë bazuar në fakte, kur e kam cilësuar atë si spiun të vjetër dhe të regjur.

Me sa duket edhe zonja ambasadore e ka hapur dosjen edhe me mjetet dhe gjuhën e saj ka bërë përshkrimin e figurës së Sali Berishës direkt pas ngjarjeve të 8 Janarit: Spin Doctor. Nuk ka dyshime, Berisha ka punuar qartë pa hezitim si spiun kundër interesave kombëtare”.

Në fakt, më herët edhe James Petifer dhe Miranda Vickers, dy autorë të njohur të botimeve mbi Ballkanin dhe njohës të hershëm të zhvillimeve në rajon, e kanë përshkruar ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha si të lidhur me shërbimin e fshehtë francez.

Berisha, një ushqyes i përhershëm i konfliktit politik dhe bashkëautor i ngjarjeve te renda kriminale në 30 vitet e fundit nuk i ka komentuar ndonjëherë keto deklarime, edhe sepse studiot televizive ku merr pjesë janë me persona që dihet që nuk do t’ia bëjnë këto pyetje.

Por ajo që kanë shkruar autorë seriozë si Petifer-Vickers kanë marrë kontekst të ri pas padisë së Berishës në Francë kundër sekretarit të shtetit të SHBA, pasi DASH e ka shpallur person non grata.

Ndërkohë ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho e ka publikuar në mars 2019, raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli:

“Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967″ – ka thënë Braho në një intervistë botuar dy vjet më parë në DITA.

Ai shton se lidhja me UDB nëpërmjet vjehrrit Rexhepit dhe shërbimi francez e ndihmuan Berishën për të marrë pushtetin dhe për të qëndruar në politikë.

Akuza nuk thuhet për herë të parë por këtë herë Braho vjen me një raport të ’67-s për të cilin thotë:

“Mbaj përgjegjësi të plotë për këto që po deklaroj, ftoj Berishën t’i përgënjeshtrojë. Jam në dijeni të deklasifikimit të disa dokumenteve të UDB, të cilat vërtetohen nga ish-kundërzbulimi shqiptar”. Berisha nuk e ka përgënjeshtruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *