2 Shkurt, 2023

Kush e kundërshton Tunelin e Llogarasë dhe pse?

 Kush e kundërshton Tunelin e Llogarasë dhe pse?

A ka zëra që e janë kundër ndërtimit të Tunelit të Llogarasë? Publiksht jo! Opozita politike merret me aspekte të tjera anti-qeveritare në këtë projekt, duke iu qasur atyre financiare, diçka që ia do dhe puna, por nuk ka ndodhur deri më sot ta vërë në disktutim nga pikëpamja tjetër, te ajo mes dëmit dhe dobisë. Sepse ekziston një zë që pretendon se Tuneli i Llogarasë do bëjë më shumë dëm se sa dobi.

Është Auron Tare që e shpreh këtë shqetësim, ndonëse jo publikisht deri më tani, duke iu frikësuar faktit se një aksesueshmëri më e madhe me Bregun nëpërmjet Tunelit, do të bëjë banorë fshatrash nga Vlora e tutje, të yushtur nga ekonomia e turizmit, të dynden në Breg dhe ta cenojnë origjinalitetin e fshatrave të atyshëm, atë lloj ekzotizimi që ende e ruajnë, duke çuar drejt një bathorizimi.

Nga ana tjetër, Llogaraja, me rrugën e saj malore e gjarpëruese, është për t’u shijuar e jo për t’u anashkaluar. Edhe ajo madje ka një lloj ekzotizmi tërheqës, të cilin Tuneli mund ta zhbëjë si atraksion.

Gjithsesi, janë aspekte të cilat do të testohen nga koha, realitetet e reja që pritet të vijnë, nëse është gabuar apo vepruar drejt, gjithnjë duke vënë në peshore dëmin dhe dobinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *