1 Tetor, 2023

“Kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat”, Basha: Nuk bëj garë me Berishën, s’dua të ndihet inferior

 “Kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat”, Basha: Nuk bëj garë me Berishën, s’dua të ndihet inferior

Lulzim Basha u shpreh se për të është shumë e lehtë që të dalë me autokolona më të gjata e të mbushë më shumë sallat se Berisha:

“….Do dal përsëri. Nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt.

As ndaj zotit Berisha, ta vendos në pozicion të tillë inferioriteti.”

Po ashtu, Basha deklaroi edhe një herë se vendimi për përjashtimin e Berishës u mor pas një vendimi të marrë më parë nga SHBA në interes të demokratëve dhe të shqiptarëve.

Përçarja e partisë për interesa personale, shtoi Basha, nuk i shërben as tij dhe as Berishës:

“Kjo nuk është midis meje dhe zotit Berisha. Situata dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrjeje të SHBA-ve dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve që nuk mund t’u shërbehet pa një PD të fortë dhe të vendosur për t’u përballur me regjimin e Ramës.

Nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës. Kjo është arsyeja se përse jam vetëpërmbajtur dhe do të vijoj të vetëpërmbahem.”

Lulzim Basha u përcolli një mesazh edhe atyre që sipas tij po përfitojnë nga gjendja e ish-kryeministrit. Duke i quajtur oportunistë, Basha tha se do t’u vijë fatura politike “që s’ua ka dhënë në këto tetë vite.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *