4 Dhjetor, 2022

Kur nuk ia doli as Izraeli…

 Kur nuk ia doli as Izraeli…

Përgjatë dy viteve të pandemisë, Izraeli ka qenë disa herë në krye të listës për një sërë aspektesh që lidhen me Covid-19. Ai ishte vendi i parë që mbylli kufijtë kur filloi vala e parë në mars 2020. Një vit më vonë, ai u bë vendi i parë që imunizoi në mënyrë agresive popullsinë e tij me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Izraeli u bë vendi i parë që aplikoi vaksinën përforcuese si dhe i pari që prezantoi një injeksion të katërt për moshat mbi 60 vjeç dhe kategoritë më të rrezikuara. Tani pritet të bëhet edhe vendi i parë që do të fillojë administrimin e vaksinave përforcuese për fëmijët mbi moshën pesë vjeç.

Por Izraeli miratoi edhe qasjen më agresive në botë për të ndaluar Omicron. E megjithatë, pavarësisht këtyre masave, shifrat janë rritur aq shumë sa që paneli i Ministrisë së Shëndetësisë ra, çka bëri të ndalohej edhe numërimi i rasteve të reja.

Sipas statistikave të Our World in Data, 0.6 për qind e popullsisë rezultoi pozitive në 24 orë.

Prof. Eran Segal, ekspert dhe këshilltari kryesor shëndetësor i qeverisë izraelite, thotë se të qenit në krye të listës për shkallën e infeksioneve mund të jetë reflektim i vëllimit të lartë të testimeve të kryera çdo ditë.

Ai parashikon që shifrat të bien brenda një jave apo më shumë.

Gjatë javës në vijim do të fillojmë të shohim një ulje të numrit të infeksioneve. Tashmë kemi parë një ulje të infeksioneve tek moshat mbi 60 vjeç. Këtë javë do të arrijmë në 50 000 ose 40 000 raste në ditë,” tha Segal për Channel 12.

Numri i pacientëve të sëmurë rëndë u rrit në 732 gjatë fundjavës. 68 izraelitë vdiqën nga koronavirusi javën e kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 8 393.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *