31 Janar, 2023

Kur do lehë sërish Erion Veliaj?

 Kur do lehë sërish Erion Veliaj?

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për kreun e Federatës së Futbollit, Armando Duka. E njëjta masë është marrë edhe për zyrtarin tjetër të FSHF-së, Ilir Shulku.

Merr fund kështu zyrtarisht një diskutim politik dhe institucional disamujor me dështimin e shumicës qeverisëse që hoqi dorë nga tentativa për të larguar Dukën.

Kush është Armand Duka do pyesë shumëkush? Ai është gjithçka ka tranzicioni shqiptar, por në kuadrin e betejës së tanishme, ai është fituesi. Në Shqipëri, kjo ka rëndësi.

Kush humbi? Edi Rama, që u fsheh nga ky diskutim pas takimit me Ceferin? Po kush është Edi Rama? Hahahah.

Ka edhe një të poshtëruar kjo betejë. Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili e shpalli largimin e Dukës, betejën e jetës së tij. Qëkurse z. Veliaj mori vesh se beteja e jetës së tij u bë njësoj si ëndrra për kryetar partie, z. Veliaj u zhduk nga qarkullimi. D.m.th nga lajmet, mediat, tiujt, daljet pa të cilat ai nuk jeton dot politikisht.

Deri sa ta ngarkojnë me detyrën për të lehur sërish gjetiu. Në fund të fundit, secili ka portretin e vet. Z. Veliaj të vetin e pasuron me të njëjtën vlerë dhe e mbron me fanatizëm. Dje ishte dje, sot është sot. Ja proverbi shpëtimtar që patjetër ai duhet t’ia marrë me qira Ilir Metës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *