4 Dhjetor, 2022

Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës

 Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës

Nga Spartak Ngjela

Kjo është një diferencë në lidërship. Ukrainasit kanë tani një lider që po i drejton; kurse rusët kanë një pafillo të KGB-së që nuk e di se ç’është as atdheu, as intelekti politik dhe as morali shoqëror i një kombi.

Historia na ka mësuar se kur një lider që drejton një vend e ka të bashkuar moralin shoqëror me përgjegjësinë; vendi përparon.

Historia gjithashtu na ka mësuar se në kohën e një lufte patriotike për mbrojtjen e atdheut; trimëria, guximi dhe intelekti i liderit që mbron vendin e tij, marrin vlerë të madhe, nëse ky lider e respekton dinjitetin e tij në funksion të moralit shoqëror.

Sot ne e pamë të gjithë: lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky, po e dominon fushën e luftës Rusi – Ukrainë me intelektin e lartë politik që zotëron, dhe me moralitetin e lartë patriotik që e di se jeta e dhënë për atdheun është vlerë e madhe historike për çdo individ.

Në fakt; kjo ka qenë dhe është substanca e moralit shoqëror të çdo kombi të iluminuar.

Morali shoqëror, të cilit duhet që detyrimisht t’i përmbahet një lider, është respektimi i mirëqenies shoqërore për çdo veprim të kryer nga ana e tij.

E shihni se si bashkohen në një pikë të përbashkët mirëqenia shoqërore e Ukrainës me heroizmin patriotik të presidentit të saj Volodymyr Zelensky?

Dhe është pikërisht kjo vijë morale që do ta nxjerrë fitues Zelensky-n dhe Ukrainën në këtë luftë patriotike të imponuar nga një rus i çmendur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *