“Kthimi i Berishës në krye të PD do të ishte katastrofë, është varrimi i opozitës”

Gazetar Blendi Kajsiu thotë se Basha nuk mund të largohet tani nga PD, pasi nëse e bënë do të vijë katastrofa e cila quhet “Berisha”.
Ai shtoi se Basha është e keqja më e vogël në këto momente për PD.
“Me Berishën nuk ka kompromis. Basha duhet të kishte ikur pas humbjes, dhe nuk duhet të ishte rizgjedhur me ato fushata qesharake, por ishte Berisha ai që e konfirmoi në krye të PD atë.
Berisha u vu kundër Bashës, vetëm kur ai e largoi nga grupi parlamentar, ai nuk e kishte problem që ai kishte humbur. Lëvizja Berisha nuk ka të bëjë fare me demokratizimin e PD.
Ai duhet ta kishte kërkuar atë kur Basha humbi sërish, por ai del vetëm sot, pasi deri tani e ka mbështetur.
Por Basha sot nuk mund të tërhiqet, pasi tërheqja e Bashës sot është fitorja e Berishës. Dhe kthimi i Berishë në PD do të ishte katastrofë për PD. Është varrimi i opozitës.
Basha nuk e sjell dot PD në mazhorancë, por mund të ringjallet. Basha është e keqja më e vogël në kushtet në të cilat ndodhet PD”, tha Kajsiu.