5 Dhjetor, 2022

Kriza në Ukrainë, a po zhvillon Rusia një “luftë” informacioni?

 Kriza në Ukrainë, a po zhvillon Rusia një “luftë” informacioni?

BBC

Ndërsa Rusia vazhdon të vendosë trupat ushtarakë në kufijtë e Ukrainës,  vendi gjithashtu po përpiqet të kontrollojë narrativën mediatike, por cilat informacione po na krijojnë përshtypjen e gabuar?

Ja disa metoda të përdorura nga media pro-Kremlinit.

Promovimi i historive të paverifikuara

Mediat ruse kanë një histori të promovimit të përmbajtjeve emocionuese dhe pretendimeve të dyshimta që e portretizojnë negativisht Ukrainën. Në një shembull të përmendur gjerësisht në vitin 2014, TV shtetëror rus publikoi një vidoe të  një refugjate femër që pretendonte se trupat ukrainase kishin ekzekutuar një djalë tre vjeçar.

Deri atëherë nuk është zbuluar asnjë provë që ka mbështetuar teorinë e saj.  Ngjarja u bë e njohur si historia e “djalit të kryqëzuar” . Kohët e fundit, mediat ruse dhe pro-Kremlinit kanë raportuar për një video të paverifikuar që dyshohet se tregon migrantët duke u qëlluar nga forcat ukrainase në kufirin me Bjellorusinë, raporton abcnews.al

Videoja me cilësi të dobët u postua në Facebook në fillim të dhjetorit, duke nxitur disa media ruse të citojnë “raportet e mediave lokale” duke thënë se ushtarët ukrainas po qëllonin mbi refugjatët. Ushtari  ka thënë se profili i tij në facebook ishte hakuar.

BBC nuk ishte në gjendje të verifikonte këto pretendime.

Portretizimi i Ukrainës si pro-naziste

Kryefjala e mediave ruse ka qenë fakti se Ukraina është një vend i lidhur ngushtë me nazizmin. Në një shembull, Ministria e Jashtme ruse theksoi në postimet në mediat sociale se Ukraina dhe SHBA kishin votuar kundër një rezolute të OKB-së të mbështetur nga Rusia që dënonte glorifikimin e nazizmit.

Është e vërtetë që të dy vendet refuzuan të mbështesin rezolutën. Ukraina tha se refuzimi i saj ishte për shkak se besonte se rezoluta ishte nxitur nga motive propagandistike. Shtetet e Bashkuara pretenduan se dokumenti ishte një “përpjekje e fshehtë për të legjitimuar fushatat ruse të dezinformimit”.

Ka pasur shqetësime për lidhjet midis grupeve të ekstremit të djathtë ukrainas dhe neo-nazistëve – veçanërisht batalionit nacionalist Azov që u bë i njohur në kulmin e konfliktit në Ukrainë, dhe tani është një njësi brenda ushtrisë së vendit. Megjithatë, e djathta ekstreme mbetet një pakicë e vogël në vend gjatë zgjedhjeve të 2019-ës, kandidatët dhe grupet e ekstremit të djathtë si Svoboda fituan më pak se 5% të votove të  nevojshme për të qënë pjesë e parlamentit.

Që nga nëntori i kaluar, ka pasur histori të ndryshme që kanë lidhur Ukrainën me nazizmin, sipas Logically, një kompani teknologjike e cila ka gjurmuar qindra llogari të mediave sociale pro-Kremlinit.

Në “momentet kyçe”, thotë Brian Murphy i Logically, këto ide janë shpërndarë gjerësisht në të gjithë peizazhin mediatik pro-rus. Rusia është treguar e shpejtë për t’i etiketuar kundërshtarët dhe viktimat e saj në Europë si naziste”, thotë Keir Giles, një ekspert, i cili shkroi një raport të NATO-s mbi luftën e saj të informacionit.

Komentet e lexuesve po përdoren për të përfaqësuar opinionin publik

Gjatë javëve të fundit, disa media shtetërore ruse kanë postuar lajme në lidhje me mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën bazuar vetëm në komentet e përdoruesve në faqet e mediave perëndimore.

Një artikull i botuar në faqen e internetit të agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti në fund të janarit pohoi se lexuesit britanikë të Daily Express mbështesin pikëpamjen se Ukraina  duhet të dorëzohet sepse Rusia ka një prani më të madhe ushtarake në rajon sesa NATO.

Një tjetër tha që potenciali ushtarak i Ukrainës ishte qesharak.

Ka pasur gjithashtu shqetësime se mediat pro-Kremlinit, duke përdorur llogari të rreme, kanë shënjestruar faqet e mediave britanike dhe të tjera të huaja. Hulumtimi i Institutit të Kërkimit të Krimeve dhe Sigurisë të Universitetit të Cardiffit nxori në pah se 16 media të ndryshme, duke përfshirë Daily Express, ishin shënjestruar nga faqet pro-Kremlinit.

Sipas studiuesve, komentet e tyre anti-perëndimore dhe pro-ruse u përdorën më pas si bazë për lajmet në mediat ruse. Aktiviteti në llogaritë që përhapin propagandën pro-ruse është rritur në mënyrë dramatike në nëntor të vitit të kaluar, sipas një studimi nga grupi kundër dezinformimit Mythos Labs.

Gjatë këtij muaji, këto llogari kanë postuar lajme  rreth Ukrainës mesatarisht 213 herë në ditë. Një taktikë,  siç u vu re nga studiuesit ishte postimi i lajmeve nga persona që nuk ishin rusë me pikëpamje që bien në përputhje me qëndrimin e Moskës.

Gazetari australian John Pilger, një postim të fundit në Twitter, akuzoi SHBA-në për përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në Ukrainë në vitin 2014. Mesazhi i tij është shpërndarë  nga 87 llogari të ndryshme duke përhapur propagandën pro-ruse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *