9 Dhjetor, 2023

Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës

 Kriza në PD, Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë në zyrën e Bashës

Në zyrën ku ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi Komisionin e Rithemelimit një strukturë e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur një ditë më pas ambasadorët e akredituar në vend.

Takimi mes tyre ka zgjatur më shumë se një orë. Basha ka përshëndetur secilin prej tyre në dalje të selisë blu, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për mediat.

Takimi nisi në orën 10:00. Në selinë blu mbërriti ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.  Po ashtu në takim ishin edhe diplomatët e Francës dhe Britanisë së Madhe.

Ambasadorët fillimisht janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.

Takimi vjen një ditë pasi, Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *