30 Nëntor, 2022

Kreu i Postës, Shpati Kolgega fut 100 milionë lekë para korrupsioni në bankë

 Kreu i Postës, Shpati Kolgega fut 100 milionë lekë para korrupsioni në bankë

Ka vjedhur si doganier në Fier, si zëvëndësministër i Arsimit apo si kreu i Postës Shqiptare? Kësaj pyetje le t’i përgjigjet SPAK-u.

Fakti penal është që kreu i Postës së Tiranës, Shpati Kolgega, ka futut në bankë mbi 100 milionë lekë para korrupsioni brenda një viti. Themi para korrupsioni pasi Kolgega nuk ka të ardhura të ligjshme për justifikimin e parave.

Të ardhurat e ligjshme të tij janë 134 mijë lekë pagë, para të cilat vështirë se mjaftojnë për koston e jetesës në Tiranë.

‘Prapaskena’ ka siguruar transaksionet e kreut të Filialit të Postës së Tiranës, Shpati Kolgega, i cili ka mbushur llogaritë bankare me para të pista.

Një veprim i tillë kompromenton rëndë bankën e nivelit të dytë që ka pranuar paratë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Jo vetëm kaq, por kreu i Postës së Tiranës, Shpati Kolgega, mësohet se nga një student, ka arritur të blejë edhe pasuri të paluajtshme në Tiranë, pa asnjë burim justifikues të parave.

Shpati Kolgega ka qenë subjek i deklarimit të pasurisë si ish doganier dhe ish zëvëndësministër i Arsimit, dhe aktualisht është subjekt si drejtor i Postës së Tiranës, duke vjedhur masivisht në bashkëpunim me drejtorin e ‘madh’ Ervin Bushatin, i cili ka një dosje të zezë në Prokurori për fshehje e 8 pasurive të paluajtshme dhe mashtrim me pasurinë.

Duket e çuditshme se si i kanë shpëtuar ‘syrit’ të ILDKPKI-së problemet në pasurinë e Kolgegës. Nuk ka asnjë mundësi që Kolgega të justifikojë me dokumente mbi 100 milionë lekë në llogari dhe pasuri të palujtshme që dyshohet se i ka blerë.

Drejtori i Postës së Tiranës nuk ka pasur as edhe ndonjë biznes vetë apo familja e tij në Fier. Në vijim pazaret dhe aferat korruptive të Ervin Bushatit dhe Kolgegës në Postën Shqiptare, por edhe lidhje të tjera intereash të errta.(Prapaskena)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *