28 Janar, 2023

Kosovari kërkon ndihmë nga Berisha: Serbia na ka sjellë ushtrinë, Ramën e kemi shpallur “non grata”

 Kosovari kërkon ndihmë nga Berisha: Serbia na ka sjellë ushtrinë, Ramën e kemi shpallur “non grata”

Një qytetar nga Kosova ka mbërritur në takimin e Sali Berishës me simpatizantët demokratë në Fier duke i kërkuar mbështetje sepse Serbia ka dërguar ushtrinë deri në kufi.

Berisha tha me bindje se do të mbrojnë interesin kombëtar, ndërsa qytetari i tha se kanë besim vetëm tek Berisha pasi Lulzim Bashën e cilësoi “mashtrues” dhe për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.

“Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”.

Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi”, tha ai.

“Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet.

Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon.

Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar.

Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar”, iu përgjigj Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *