28 Shtator, 2023

Koreja nxjerr në treg maskat që mbulojnë vetëm hundën

 Koreja nxjerr në treg maskat që mbulojnë vetëm hundën

Një maskë antivirus që mbulon vetëm hundën dhe mund të vazhdojë të përdoret gjatë ngrënies dhe pirjes është në shitje në Korenë e Jugut.

“Kosk” është lëshuar nga një kompani e quajtur Atman dhe shitet për 8,13 dollarë për një kuti me 10 copë. Ajo përbëhet nga dy pjesë, njëra prej të cilave mund të hiqet për të lënë gojën të pambuluar.

Maskat e pazakonta kanë tërhequr shumë vëmendje në internet.

“A po shesin edhe çajnikët e bërë nga çokollata?” pyeti një person në twitter, ndërsa një tjetër komentoi, “Marrëzi e nivelit tjetër!”.

Një tjetër përdorues i Twitter tha: “Nuk është ndryshe nga njerëzit që mbajnë maskat e tyre poshtë hundës”.

Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga më e lehtë për koronavirusin për të hyrë në trup, kështu që mbajtja e një maskë hunde mund të mos jetë aq qesharake sa duket.

Catherine Bennett, kryetare e epidemiologjisë në Universitetin Deakin në Australi, tha se maskat që mbulojnë vetëm hundën ishin një “ide e çuditshme” por janë “më mirë se asgjë”.

“Kjo ndoshta bën një ndryshim margjinal”, tha ajo.

Rastet e koronavirusit në Korenë e Jugut arritën një rekord 22,907 të enjten, pasi kaluan 20,000 për herë të parë të mërkurën, nxitur nga përhapja e variantit Omicron.

Sidoqoftë, gjithë Azia Lindore ka regjistruar një numër relativisht të ulët prej 6812 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *