1 Shkurt, 2023

Koncesionet në spitalet publike, SPAK po heton prej katër muajsh ish-ministrin Ilir Beqaj

 Koncesionet në spitalet publike, SPAK po heton prej katër muajsh ish-ministrin Ilir Beqaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prej 4 muajsh po heton ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Dosjet për të cilat ai po hetohet kanë të bëjnë me koncensionet e sterilizimit të spitaleve publike dhe atë të check up-it.

Gazetarë të kronikës thonë se Beqaj është person i dyshuar për “shpërdorim detyre” në dy tenderat koncensionare.

Sipas tyre, hetimi ndaj ish ministrit socialist ka 4 muaj që ka nisur, konkretisht nga prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si dhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *