1 Tetor, 2023

Këngëtari i njohur nuk përmbahet: Strateg më të madh e më të mençur se Rama s’ka pasur Shqipëria

 Këngëtari i njohur nuk përmbahet: Strateg më të madh e më të mençur se Rama s’ka pasur Shqipëria

Këngëtari nga Kosova, Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit Mozzik ka shprehur hapur mbështetjen për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Mozzik, ndërsa ka postuar një foto me kryeministrin e Shqipërisë, shkruan se Rama është një strateg dhe një njeri i mençur.

“Mendimet e pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojsëm.

Por strateg më të madh e më të mençur se Edi Rama të paktën gjenerata ime se ka mbërritur. Që thojnë do pleq “I përpiktë”, shkruan Mozzik.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova zhvilluan mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë.

Mes dy qeverive u nënshkruan disa marrëveshje, që sic thanë dy liderët lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dyja vendet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *