2 Shkurt, 2023

Kandidatja e LSI sulmon Gazment Bardhin: Mos i jep gojes siç i jep b***** o Gaz

 Kandidatja e LSI sulmon Gazment Bardhin: Mos i jep gojes siç i jep b***** o Gaz

Drejtuesja e fushatës së LSI-së në Durrës, Elona Guri, ka shpërthyer kundër Gazment Bardhit, pasi ky i fundit deklaroi se PD i ofroi 15 vende të sigurta deputetësh LSI-së, por kjo e fundit refuzoi pasi pretendonte se do merrte 34 deputetë e vetme.

“Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz!

Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk te qaste njeri në zyrë.

Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister i Brendshem.

Ju edhe i regjistroni bisedat, e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëjë konferencë shtypi kundër Suel Çeles.”, shkruan Guri në Facebook.

Bardhit iu përgjigj edhe vetë Monika Kryemadhi.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë?

Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara.

Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, tha Kryemadhi në reagimin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *