1 Tetor, 2023

“Ka gjendje të ulët mendore”, Spartak Ngjela paralajmëron Edi Ramën: Mblidh veten, dje dukej si qen i rrahur

 “Ka gjendje të ulët mendore”, Spartak Ngjela paralajmëron Edi Ramën: Mblidh veten, dje dukej si qen i rrahur

Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me nismën OPEN BALKAN. Sipas Ngjelës, është e pakuptimtë, që kryeministri shqiptar kërkon të hapë kufijte e Ballkanit, ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Këta (Rama, Vuçiç) shohin ëndrra në diell. NATO dhe SHBA janë garantuesit dhe mbështetësit e Kosovës. Kryeministri shqiptar ka gjendje të ulët mendore.

Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën dhe kërkon që të hapë kufijtë për OPEN BALKAN. Rama ose duhet të mblidhet, ose nuk do ta ketë të lehtë vijueshmërinë si kryeministër”, tha Ngjela në “Breaking”.

Avokati tha se presidenti serb është kriminel që po përfiton nga kryeministri shqiptar, i cili e trajton Kosovën si vend humbës.

“Vuçiçi është kriminel, ka marrë pjesë me Millosheviçin në vrasje. Rama nuk e trajton Kosovën si shtet fitues, ka fituar luftën e tretë botërore. Jo Moskën të marrë, por edhe sikur t’u vijë ndihmë nga Marsi, Kosova nuk bie. Ka garant SHBA-të dhe NATO-n”, tha Ngjela.

Për avokatin, dërgimi i diplomatit amerikan që shkatërroi Jugosllavinë, ambasador në Shkup, do të thotë shumë.

“Rasti i Zev është precedent i vetëm në botë, që dorëhiqet, vetëm se ka humbur zgjedhjet lokale. Vajtja në Shkup e ambasadorit amerikan që shkatërroi Jugosllavinë, do të thotë shumë. SHBA nuk është shprehur për OPEN BALKAN”, tha Ngjela.

Duke komentuar samitin e djeshëm në Beograd, Ngjela tha se kryeministri shqiptar dhe presidenti serb, dukeshin sikur i kishin rrahur.

Ngjela tha se “Ballkani i Hapur” u mbështet nga i dërguari i Trump, Richard Grenell, por tashmë administrata amerikane ka tjetër qëndrim.

“I patë sjellet e Vuçiçit dhe Ramës, sikur i kishin rrahur. Tani nuk kemi fakte, por dime që Trump e ka iniciuar. Më shumë Grenell, por ky është i  lidhur me Moskën.  E kam hallin tek Kosova.

 Sa i përket Ramës, çfarë i duhet të futet në këtë lojë. Vuçiç dhe Rama ishin shumë të rënë. OPEN BALKAN nuk i bën dëm Shqipërisë, por Kosovës po. Qofsha i gabuar”, tha Ngjela.

Avokati u shpreh se Kosova ka mbështetjen e SHBA dhe nuk e shqetëson kërcënimi rus dhe serb.

“Rama kalon në turbulli mendore kur flet për Kosovën. Nuk futet Kosova aty, kot lodhen. Tashmë Amerika nuk është në këtë rezonancë. Nuk ka se çfarë t’i bëjë Vuçiçi Kosovës, me disa rusë. Kosova ka amerikën.

Rama duhet të krijojë aleancë ushtarake mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe treg të përbashkët mes shqiptarëve, shkon dhe kërkon treg të përbashkët në Serbi”, tha Ngjela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *