9 Dhjetor, 2023

Juristi: Berisha ka kryer 19 vepra penale gjatë sulmit të PD, Prokuroria duhet ta arrestojë

 Juristi: Berisha ka kryer 19 vepra penale gjatë sulmit të PD, Prokuroria duhet ta arrestojë

Juristi Romeo Kara e cilësoi si skandal mungesën e procedimit penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pas kaosit në selinë e artise Demokratike. Për aktet e dhunshme, Policia vendosi në pranga 34 persona si dhe procedoi penalisht 18 të tjerë por mes tyre mungonte emri i Berishës. Sipas juristit Berisha ka konsumuar një sërë veprash penale për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se gjithë rrëmuja e datës 8 janar ishte paralajmëruar dhe ishte bërë e ditur se financuesi dhe organizatori ishte ish-kryeministri. Juristi u shpreh se është fyese për qytetarët kur shohin se funksionarët e organit të akuzës që paguhen nga taksat e tyre nuk arrestojnë atë që sjell destabilizim dhe vëllavrasje duke miu referuar Berishës. Sipas tij, arrestimi i ish-kryeministrit është sfida më e madhe e drejtësisë për të shpëtuar popullin nga rrënimi që Berisha sjell.

“E gjithë katrahura e datës 8 Janar 2022 në ambientet e PD-së, ka një periudhë publike tre mujore parapërgatitore dhe paralajmëruese e cila kulmoi pikërisht në këtë datë. Organizatori, frymëzuesi, nxitësi, sponsorizuesi dhe realizuesi direkt, në publik dhe pa asnjë alibi justifikuese, është pikërisht Sali Berisha.

Pasi tentativa u bë realitet, shqiptarët e vetëdijshëm dhe ata që e kanë të paktën minimumin e një kultivimi juridik, sot ndjehen të fyer, se përse ata që paguhen nga taksat tona nuk kryejnë detyrën e tyre si funksionarë të organit të akuzës, duke mos arrestuar strumbullarin e gjithë kësaj katrahure vëllavrasëse dhe destabilizuese. Arrestimi i tij, është sot sfida e vërtetë e sistemit të drejtësisë dhe e shoqërisë sonë të përçudnuar nga ky rrënues”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *