2 Dhjetor, 2022

Julian Deda: Lulzim Bashën e ndjekin vetëm ca të palarë dhe servilë, do ta shporrim nga PD se demokratët nuk e duan

 Julian Deda: Lulzim Bashën e ndjekin vetëm ca të palarë dhe servilë, do ta shporrim nga PD se demokratët nuk e duan

Aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe mbështetës i Partisë Demokratike shkruan se Lulzim Bashën e kanë këshilluar që të vendosë një derë të blinduar në zyrën e tij.

Me anë të shënimi në rrjetet sociale, aktori i thotë Bashës që të mos ketë merak sepse nuk do t’i ndyejnë duart me kryedemokratin, pasi sipas tij, “Basha së bashku me qylsat e tij do të ikin sepse nuk i duan demokratët”.

“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar.

Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.

Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë.

Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq…”, shkruan Deda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *