3 Shkurt, 2023

Julian Deda: Deputetët e Lulit që dridhen nga Yuri Kim, tani të pirdhen nga PD se komandon doktor Berisha

 Julian Deda: Deputetët e Lulit që dridhen nga Yuri Kim, tani të pirdhen nga PD se komandon doktor Berisha

Aktori Julian Deda, mbështetës i grupimit të Sali Berishës, shkruan se demokratët e shprehën dje vullnetin e tyre dhe ai ka një emër: Sali Berisha.

Sipas tij, deputetët tashmë duhet ta ndajnë mendjen, ose t’i binden votës së demokratëve, ose të largohen nga partia.

“Vullneti i demokrateve e ka nje emer, ai eshte Sali Berisha.

Keta deputetet, pengjet e Lulit qe i dridhen leqet nga nje sms i ambasades dhe qe perpiqen te jene as mish as peshk ne deklaratat e tyre, duhet ta ndajne mendjen.

Ose t’i binden votes se demokrateve, ose te pirdhen nga partia dhe te shkojne atje ku e kane shpirtin.

Nuk jane te pazevendesueshem, perkundrazi.

Mirepo te ndash mendjen, duhet mendjen ta kesh tende, duhet te kesh personalitet, te jesh inteleketual dhe politikan mirefilli, gjera te cilat lulistat zor se i kane.

Keta lloj specjesh nuk e meritojne te jene, deputete te PD…!”, shkruan Deda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *