5 Dhjetor, 2022

“Ju jeni pushtuesa”, tensione në PD pas hyrjes së Berishës me Myftar Lumneshin dhe Sali Lushën

 “Ju jeni pushtuesa”, tensione në PD pas hyrjes së Berishës me Myftar Lumneshin dhe Sali Lushën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë të dy në selinë e PD.

Lideri historik i PD është futur në seli bashkë me mbështetësit e tij të udhëhequr nga ish badigardi i tij Sali Lushaj dhe Myftar Lumneshin, ku thotë se do të zhvillojnë mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ndërkohë Lulzim Basha me një grup deputetësh dhe zyrtarë të tjerë të PD po zhvillon një tjetër mbledhje, për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Pas hyrjes së Berishës ka pasur një sërë tensionesh, ku dikush i është drejtuar Berishës: Ju jeni pushtuesa!.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *