30 Nëntor, 2022

Jordanezi Mohammed: të jetosh me zemrën e një gruaje

 Jordanezi Mohammed: të jetosh me zemrën e një gruaje

Jordanezi Mohammed Khalifa pretendon se pas transplantit të zemrës ai filloi të ndjente emocionet e personit që ishte dhuruesi i organeve të tij.

31-vjeçari nga Amani u sëmur në vitin 2013, kur mjekët e diagnostikuan me bllokim të arteries koronare dhe akumulim të lëngjeve në mushkëri për shkak të problemeve me zemrën.

Pas një qëndrimi 24-ditor në spitalin “Princi Hamza” dhe në Qendrën e Zemrës në Aman, Khalifa u lirua si pacient me zemër dhe me rekomandimin e mjekut që të mos punonte më, të mos lodhej dhe të shmangte kripën. Ai merrte gjashtë ilaçe në ditë.

Në një bisedë, Khalifa tregoi se pas daljes nga spitali ka vazhduar jetën e tij sikur të ishte i shëndetshëm dhe se ka udhëtuar me miqtë derisa gjendja e tij u përkeqësua sërish në vitin 2014 dhe u shtrua sërish në spital dhe u lirua po sërish nga spitali me të njëjtat rekomandime mjekësore.

“Gjendja ime ishte shumë e keqe. Isha aq i dëshpëruar sa fillova të pi duhan më shumë. Familja ime më mbështeti për të dalë nga kjo gjendje e keqe. Më pas u regjistrova në një kurs prodhimi televiziv dhe fillova të punoj”, tha Khalifa.

Gjendja e tij shëndetësore vazhdoi të përkeqësohej dhe mjekët e paralajmëruan se transplantimi i zemrës ishte shpëtimi i tij i vetëm.

I riu jordanez filloi të jetonte me një mik në vitin 2018 për të dalë nga depresioni dhe humori i keq, por u kthye në shtëpi për pak ditë.

“Do të doja t’ju tregoja veçanërisht për atë ditë. Unë jam kthyer në shtëpi. Pastaj mora abdes dhe u fala. Unë sinqerisht iu luta Allahut. Lexova Kuranin, pastaj shkova në dhomën time. Gjysmë ore më vonë, ndodhi një mrekulli e vërtetë. Mjeku thirri babain tim dhe tha se kishin gjetur zemrën e dhuruesit. Më thirrën për një transplant zemre”, tha Khalifa.

Duke vënë në dukje se ka insistuar për transplantim, pavarësisht kundërshtimeve të nënës së tij, Khalifa tha se ai shkoi në operacion me shumë shpresë dhe moral të lartë.

Operacioni kërkues zgjati dy orë e gjysmë dhe Khalifa tha se pas operacionit fillimisht donte të shihte nënën e tij dhe të pinte një gotë ujë.

“Kam qarë shumë duke pirë ujë normalisht, gjë që nuk mund ta bëja për vite para operacionit”, tha Khalifa, i cili po shërohej në spital për katër muaj dhe në shtëpi për disa muaj të tjerë, por pa kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit për shkak të kërcënimit ndaj imunitetit të tij.

Po zemra e kujt iu transplantua Khalifa-s? Ajo ishte e një mësueseje angleze, e cila ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare. Pas operacionit, Khalifa këmbënguli që të takohej me familjen e saj.

Ai theksoi se ka ndjerë një lehtësim të paparë kur ka shkuar në shtëpinë e familjes së donatores, e veçanërisht i ka bërë përshtypje afërsia që ka ndier me nënën e saj.

Duke thënë se nëna e donatores nuk e dinte që ai po vinte, Khalifa tha se në takimin e parë i kishte thënë se ndjente praninë e dikujt shumë të afërt. Ai u befasua kur ajo i tha se vajzës së saj i pëlqente ushqimi arab, kuskusi dhe kafeja e zezë.

“Pas operacionit, iu nënshtrova një lloj transformimi dhe që atëherë më pëlqeu kuskusi dhe kafeja e zezë. Mund të mos jetë vërtetuar shkencërisht, por pas operacionit fillova të ndjej afërsi të madhe dhe emocione të ngjashme me familjen e donatores”, shpjegoi Khalifa.

Ai ka treguar se ka shumë emocione të ngjashme pas operacionit me motrën binjake të donatores.

“Kohët e fundit kam pasur probleme me humorin e keq. Kur thirra motrën e donatores, kuptova se ajo ka të njëjtat probleme psikologjike për shkak të situatës në punë”, tha Khalifa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *