4 Dhjetor, 2022

Jo vetëm Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut shpall “gjendjen e krizës” për energjinë elektrike

 Jo vetëm Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut shpall “gjendjen e krizës” për energjinë elektrike

Maqedonia e Veriut shpalli një “gjendje krize” për energjinë për 30 ditët e ardhshme, duke e fuqizuar shtetin të ndërhyjë financiarisht për të ndihmuar dy kompanitë aksionare shtetërore të energjisë, ESM dhe MEPSO, të importojnë më shumë energji elektrike nga jashtë.

“ESM është e detyruar që brenda 15 ditëve të dorëzojë një paketë masash dhe aktivitetesh për përballimin e krizës energjetike dhe Ministria e Punës, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, do të përgatisë masa mbështetëse për kategoritë e cenueshme sociale, për të përdorur mjete të mbrojtjes nga varfëria energjetike”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Vendimi nuk nënkupton kufizime serioze të energjisë elektrike, për momentin, deklaroi qeveria.

Plani fillestar ishte zbutja e mungesës së energjisë duke importuar më shumë qymyr me cilësi më të lartë dhe shtim të prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet vendase të qymyrit që kontribuojnë më shumë në rrjetin elektrik.

Por ky plan doli dështoi të dielën pas një zjarri që shpërtheu në termocentralin më të madh të qymyrit, REK Manastir, në një nga tre blloqet e tij të prodhimit të energjisë, duke ndërprerë të gjitha aktivitetet për një ditë.

Pas disa riparimeve, REK Manastir ka vetëm një bllok në funksionim, ndërsa i dyti pritet të jetë gati deri në fund të kësaj jave. I treti do të jetë jashtë përdorimit për të paktën një muaj, megjithatë, pasi është duke u përmirësuar.

Një krizë globale energjetike e paprecedentë në dekada, e shkaktuar kryesisht nga rritja e kërkesës dhe një dimër i ftohtë i pritshëm në Evropë, i ka rritur çmimet e gazit në një nivel të lartë historik, ndërkohë që edhe çmimet e qymyrit janë rritur gjithashtu.

Për të zbutur mungesat dhe çmimet e larta, Shqipëria ka shpallur tashmë një “gjendje krize” për energjinë dhe ka filluar përgatitjen e popullsisë për kufizimet e mundshme të energjisë elektrike.

Moldavia bëri të njëjtën gjë përpara se të nënshkruante një marrëveshje të rinovuar me furnizuesin e saj rus të gazit Gazprom, që ajo shpresoj se do ta ndihmojë atë të kapërcejë mungesat.

Rumania dhe Bullgaria po mendojnë të njëjtat hapa. Serbia këmbëngul se mund të mbështetet si te qymyri ashtu edhe të rritja e importeve të gazit nga Rusia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *