Ishte njeriu më i kërkuar në vend, kapet i fshehur në një makinë… brenda një kamioni

Një i arratisur që konsiderohej si “njeriu më i kërkuar në Australi” është arrestuar gjatë një tentative shumë të ndërlikuar kalimi të kufirit.
33-vjeçari Mostafa Baluch ishte në kërkim prej 17 ditësh dhe u gjet nga policia i fshehur në një makinë, brenda një kamioni.
Kapja e Baluch, i cili akuzohet për trafik droge, është konsideruar nga autoritetet australiane si një nga ditët më të bukura të policisë.
Ai ishte në liri me kusht, i akuzuar për importin e 900 kg kokaine nga Ekuadori, kur arriti të prishte byzylykun e sigurisë dhe të largohej.