31 Janar, 2023

Ish-sekretari i PD: Nuk e donit Bashën o demokratë? Epo ta gëzoni Monikën dhe Ilirin, që kanë kapur PD-në e Berishës

 Ish-sekretari i PD: Nuk e donit Bashën o demokratë? Epo ta gëzoni Monikën dhe Ilirin, që kanë kapur PD-në e Berishës

Nga Namir Lapardhaja*

Lulzim Bashën mund ta kritikojnë sa të duan demokratët dhe militantët e PD-së.

Fundja, ai nuk i plotësoi asnjëherë pritshmëritë e tyre.

Por kur sheh Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë enturazhin e tyre politikë dhe mediatik, të cilët merren mëngjes e mbrëmje me Bashën dhe me hallet e PD-së, e kupton se pafytyrësia dhe hipokrizia janë ulur këmbëkryq në opinionin publik shqiptar.

LSI-ja si organizatë politike familjare, nën drejtimin e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit, ka qenë gjithë kohën në antagonizëm me pritshmëritë e demokratëve.

Në çdo çast dhe moment. Madje, edhe sot, po t’u jepet mundësia, hidhen në prehërin e Edi Ramës.

Mirëpo, politikisht kundërmojnë aq shumë saqë edhe një si Edi Rama nuk i pranon..

Përsa i përket politikëbërjes, ata do të mbahen mend vetëm për promovimin e babëzisë në institucionet e shtetit, për ngritje të vulgut në piedestal dhe për shitjen si vlera të të gjithë veseve më të ndyra të natyrës njerëzore.

*Ish-sekretar i PD

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *