1 Shkurt, 2023

Ish-mbretëresha e bukurisë, që u kthye në “bosen” e kartelit më të frikshëm

 Ish-mbretëresha e bukurisë, që u kthye në “bosen” e kartelit më të frikshëm

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara i kërkuan gjykatës të dënojë bashkëshorten e narkotrafikantit të njohur meksikan “El Chapo” me 4 vjet burg, pasi pranoi fajësinë për shpërndarje narkotikësh dhe pastrim parash.

Sipas prokurorëve, ish -mbretëresha e bukurisë Emma Coronel Aispuro, e cila u martua me Joaquin “El Chapo” Guzman Loera në moshën 17-vjeçare, duhet të humbasë gjithashtu 1.5 milionë dollarë që dyshohet se i ka krijuar nga aktivitetet e saj kriminale.

Si pjesë e marrëveshjes me prokurorët, Coronel Aispuro pranoi gjithashtu se vepronte si korriere midis Guzman dhe anëtarëve të tjerë të kartelit Sinaloa ndërsa ai mbahej në burgun Altiplano të Meksikës pas një arrestimi në vitin 2014.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas.

Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *