2 Shkurt, 2023

Ish-këshilltari gjermani i publikon Bashës transaksionet “kriminale” të lobimit

 Ish-këshilltari gjermani i publikon Bashës transaksionet “kriminale” të lobimit

Martin Henze, zyrtari gjerman që dikur sulmonte ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sot është kthyer kundër kryedemokratit Lulzim Basha me një lumë akuzash.

Henze, i cili ka mbajtur për një kohë edhe postin e këshilltarit pranë Lulzim Bashës, thotë se kryetari i PD-së është anti-amerikan, anti-BE dhe anti-shqiptar.

Ai i ka publikuar edhe dokumentet e transaksioneve “kriminale” të lobimit në SHBA, duke e akuzuar për bashkëpunim me rusët dhe serbët.

“Një lider opozitar, si Basha, që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner, është partnet, serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar”, ka shkruar Henze në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *