28 Janar, 2023

Ish-deputeti që i bëri “gropën”: Ilir Meta të bëhet gati mos i bjerë sapuni në burg

 Ish-deputeti që i bëri “gropën”: Ilir Meta të bëhet gati mos i bjerë sapuni në burg

Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë, Floida Kërpaçi, është “përplasur” me ish-deputetin Halit Valteri gjatë trasmetimit të emisionit “Spotlight”.

Valteri, që denoncoi Metën në SPAK, akuzoi Ilir Metën për korrupsion dhe sipas tij e pret burgu.

Këto deklarata janë kundërshtuar nga Kërpaçi, e cila u shpreh se Meta ka fituar çdo betejë ligjore.

Valteri: Jeni e vetmja forcë që keni kryefjalë korrupsionin

Kërpaçi: O Halit… Ti se di fare…do më dëgjosh pak mua

Valteri: Kanceri i Shqipërisë është LSI dhe Ilir Meta

Kërpaçi: Këtë mesazh që po thua tani, ta kanë dhënë

Valteri: E vetmja gjë që e pret Ilir Metën është burgu dhe vetëm burgu

Kërpaçi: Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat

Valteri: Do fitojë sapunin kësaj radhe

Kërpaçi: Deklaratat e tua janë vetëm gënjeshtra

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hetimi i SPAK vjen pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *