3 Shkurt, 2023

Ish-deputeti i PD-së: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni

 Ish-deputeti i PD-së: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni.

I ftuar në emisionin Repolitix në Report TV, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e rajonit në atë kohë dhe destabilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës.

Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile në vend. Ndërsa sa i takon ‘Foltores’ së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledh gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.

“Berisha e nisi ‘Foltoren për të uzurpuar PD! Ka bërë ‘grusht shteti’ pasi po uzurpon opozitën. Do të mbledhë të gjithë ato që janë anti-amerikanë në rajon.

Keni parë ndonjë deklaratë të Berishë t’u bëjw thirrje deputetëve shqiptare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut? Se po del si patriot i madh!

Të kthehemi në vitin 2017, kur kishim zgjedhje, kishim të njëjtin skenar, arrestimi i Haradinajt në Francë, vrasja e mbetur në tentativë e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi, si dhe vrasja e mbetur në tentative në 2017 e Lulzim Bashës, në kohën e çadrës.

Ka pasur një skenar, vetë Berisha ka qenë në dijeni. Ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile që mund të ndodhte në vend. Luftën civile e donin struktura të tjera. Basha e shmangu këtë problem shumë të madh, që ishte një problem i trazimit shqiptar”, tha Haklaj.

Sali Berisha, tashmë i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, i cili tha publikisht se synon që të kthehet si kryeministër i Shqipërisë, mund të bëhet faktor pengues për rajonin dhe për Ballkanit Perëndimor. Kështu thotë ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, i cili nënvizon tha se Berisha do t’u tregojë anëtarëve se është i ndershëm.

“Berisha është bërë faktor pengues, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor, për atë që duan të bëjnë SHBA në rajonin tonë.

Ato duan shtete të stabilizuara, nuk duan probleme të brendshme, tani del Sali Berisha e thotë do të marrë drejtimin e PD-së.

E kanë cilësuar si njeri të korruptuar me gjithë rrethin e tij, ai kërkon prova t’i çojë në Paris, nuk do të dalin. Ata nuk kanë pritur që ky të mbajë këtë qëndrim

Ky nuk e ka me Departamentin, do t’u tregojë anëtarëve që e ndjekin nga pas se ai është i ndershëm. I ndershëm sa është, do shohim ç’kanë ato zarfet brenda”, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *