30 Nëntor, 2022

Ish-deputeti i PD heq dorë nga përfitimet pas mandatit, i fal buxhetit mbi 100 milionë lekë

Ish-deputeti Erion Piciri thotë se ka hequr dorë nga të gjitha përfitimet që i njihen atij nga shteti si ish-deputet.

Piciri i cili pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD thotë në një postim në “Facebook” se nuk do të marrë 25 milionë lekët e vjetra që i njihen si ish-deputet apo marrjen e 50% të pagës për 28 muaj.

Ish-deputeti thotë se tanimë do të rikthehet në botën universitare dhe se buxhetit të shtetit i ka lënë 100 milion lekë të vjetra për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti, bizneset dhe të prekurit nga pandemia.

“Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.

Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike.”- shkruan Piciri.

Kujtojmë se ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike pas djegies së mandateve, edhe në 2019 dhe në 2020 ka hequr dorë nga marrja e pagës së deputetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *