4 Dhjetor, 2022

Ish-deputeti i PD: Berisha e mori dënimin nga Zoti, tani të marrë kominoshet dhe lopatën e të pastrojë plehun e vet

 Ish-deputeti i PD: Berisha e mori dënimin nga Zoti, tani të marrë kominoshet dhe lopatën e të pastrojë plehun e vet

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi i ftuar në “Top Talk” komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike në një kohë kur janë lajmëruar dy kuvende, i pari në 11 dhjetor nga ish kryeministri Sali Berisha dhe i dyti në 18 dhjetor nga kreu i PD Lulzim Basha.

I pyetur se nëse e beson Berishën, Murrizi tha: “Do të shkoja në 11 dhjetor po të isha delegat. E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.

E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.

Murrizi tha më tej se: “Tani të besoj unë që besojnë në Zot këta që vijnë nga PPSH dhe kanë prish kishë e xhami, jo se besojnë por e kanë frikë kur janë në prag të së keqes.

Elita vendimmarrëse shqiptare thotë e duam Amerikën fort. Asnjëherë , vetëm se e kanë frikë.

Pse me të kapërcyer ylberin është kjo punë, po këta deri në ’90 të rrasnin në burg po të përmendje Amerikën dhe sot qenkan bërë pro amerikanë.

Unë edhe mbrëmë po mendoja, thashë mos ka ardhur Amerika më pranë filozofisë së këtyre, se këta nuk e duan po e kanë frikë.

Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urtihi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ata dy njeri- tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .

Basha ka dashur ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai, Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët, që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri- tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *