27 Nëntor, 2022

Ish-bashkëshortja flet 14 vjet pas divorcit me Andi Bushatin

 Ish-bashkëshortja flet 14 vjet pas divorcit me Andi Bushatin

Ish-bashkëshortja e analistit të njohur Andi Bushati, Erinda Ballanca, u shpreh se ka mbi 14 vjet e ndarë dhe që herë pas here e ndjen që është më mirë që njeriu të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës.

“Në fakt mendoj çdo herë, nuk është se kam një mendim të përjashtuar. Unë kam mbi 12 vjet që jam vetëm dhe nuk e kam këtë gjë, por e ndjej herë pas here që është më mirë që njeriu të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës, nuk them se do të duhet të varem, sepse mua nuk më duhet të varem prej një mashkulli”, tha Ballanca.

Ajo ka rrëfyer se ndihej mjaft e vetmuar kur u divorcua, duke shprehur nevojën për të pasur një njeri në krah.

“Në kohën që kam pasur një partner kam qenë shumë më mirë për shumë çështje. Madje duhet të them se çuditërisht, tani kur e kujtoj më duket edhe pak për të qeshur, por në momentin që jam ndarë, atëherë e kuptova që unë nuk dija më të jetoja vetëm.

Më dukej sikur çdo veprim që kisha bërë gjatë gjithë jetës sime, kam qenë gjithmonë një vajzë e pavarur dhe e hedhur të themi gjatë gjithë jetës sime, më dukej sikur nuk dija të bëja asgjë, sepse isha mësuar për të qenë me dikë. Por sigurisht që çdo gjë pastaj rimerret dhe jeta është shumë e bukur në të gjitha mënyrat që ajo jetohet.

Rendësi ka jetosh në mënyrë të shëndetshme, ta jetosh e mbushur me dashuri për njerëzit që ty të rrethojnë dhe për të marrë dashuri nga njerëzit që ti ke pranë. Kështu që në këtë pikë mendoj se jam shumë e privilegjuar edhe pse nuk kam një mashkull në krah. Do të doja të kisha një mashkull në krah, por duhet të ishte ai i duhuri patjetër”, shtoi Avokatja e Popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *