Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Ja mesazhi amerikan për Berishën, Kuvendi i 11 dhjetorit s’do mbahet. Parashikohet dhunë

Vizita e të dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dy ditë para mbajtjes së kuvendit demokrat të thirrur nga Sali Berisha nuk është e rastësishme në Tiranë. Kështu u shpreh në studion e Dita Jonë ish-ambasadori ynë në SHBA, Fatos Tarifa. Sipas tij mesazhi kryesor do të jetë për ndjekësit e Berishës, të cilin SHBA nuk e do në krye të opozitës shqiptare dhe tregon mbështetje ndaj Bashës pavarësisht dobësimit të pozitave të tij në parti.
“Vizita tani nuk është e rastësishme dhe duke parë mesazhet në Shkup janë të ngjashme me ato në Tiranë dhe me rrethanat që Tirana ka sot me krizën që ka PD sot. Fakti që Escobar do të takojë dhe Bashën tregon që Uashingtoni njeh atë si lider të opozitës.
Basha nuk ka qenë ndonjëherë lider i fortë, tani është dobësuar më shumë se kurrë. Fakti që lihet jashtë presidenti dhe ky është një mesazh. Ai do të takohet me liderin e opozitës dhe ai që njeh Uashingtoni është Basha. Dhe merr zyrtarisht një mbështetje nga SHBA, por kjo nuk e bën më të fortë brenda partisë së tij.
Veçse një mesazh më të fortë mund të marrin ndjekësit e Berishës, që Berisha nuk është njeriu që SHBA do në krye të opozitës shqiptare. Fakti që vizita kryhet dy ditë para Kuvendit të Berishës është një mesazh për opozitën, për qeverinë dhe për atë pjesë të elektoratit që voton PD dhe në këtë moment i janë ngjitur Berishës nga pas”, tha ai.
Sipas Tarifës ka shumë mundësi që të mos mbahet Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai thotë se Berisha ka tendenca për vperime të dhunshme pasi e sheh dhunën si shpëtim.
“Është shumë e mundur që mund të mos mbahet Kuvendi i 11 dhjetorit se mund të ketë zhvillime që mund ta bëjnë të pamundur mbajtjen e tij. Mund të ndodhë të mbahet ai i datës 18 dhjetor, një kuvend do të mbahet. Punët mund të bëhen më lëmsh se mund të kemi tendenca për veprime të dhunshme. Berisha është i njohur për dhunë se te dhuna gjen kënaqësi dhe shpëtim”, tha Tarifa.
Tarifa shpreh keqardhjen që edhe pas 30 vitesh një masë e madhe njerëzish i janë bashkuar Berishës, pasi ai nuk mund të sjellë asgjë, por kjo tregon kulturën e ulët politike. Sipas tij, Berisha nuk mund ta shpëtojë PD-në, por e shkatërron përfundimisht atë.
“Berisha nuk e shpëton PD por e shkatërron përfundimisht atë. Këtë nuk e kuptojnë njerëzit. Berisha është i mbërthyer nga aleati ynë kryesor si njeri i korruptuar që i ka sjellë shumë dëme procesit demokratik të vendit. Rruga gjyqësore që zgjodhi nuk të çon gjëkundi dhe ai ka menduar të mobilizojë njerëzit dhe fatkeqësisht nuk janë të pakët, për të krijuar rrëmujë dhe për t’u faktorizuar vetë ai, por jo SHBA.
Masa ndaj tij u mor shumë vonë, SHBA e ka ditur me kohë dhe duhet ta kishte bërë më parë dhe të mos prisnin më parë. E faktorizuan ata që kanë drejtuar deri më sot PD dhe anëtarë të parlamentit. Është për të ardhur keq që pas 30 vitesh ne kthehemi në pikën e nisjes me atë njeri që nisi këtë tranzicion.
Është e pakuptueshme për mua që një masë njerëzish kthejnë sytë nga Berisha, që është një politikan që nuk mund të sjellë asgjë dhe kjo tregon kulturën e ulët tonë politike.
Nëse nuk ka kulturë në popullatë ne do të zgjedhim politikanë si ai. Është krizë e kulturës politike, ne nuk arritëm të ndryshonim atë kulturë politike. Ne po krijojmë gjeneratën e dytë dhe po shohim fytyrën e parë si Saliu Mediu”, u shpreh Tarifa.
Për Tarifën mesazhet kryesore për qeverinë që Escobar do të japë gjatë vizitës ë Tiarnë janë edhe ato të cilat ambasadorja Kim ëprsërit vazhdimisht si lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit:
“Me Biden Ballkani ka marrë një rëndësi më të madhe dhe interesi i Uashingtonit në për të luftuar korrupsionin dhe forcuar institucionet demokratike për të anëtarësuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në Be. Uashingtoni kërkon të luftojë korrupsionin që është vrastar për shoqërinë dhe ky interesim po shprehet me vizitat e Escobar.
Mesazhet e tij do të jenë këto: Jemi të interesuar të bëhet anëtare e BE dhe theksi është te reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Zëri i ambasadores dhe mesazhet e Yuri Kim janë zëri dhe mesazhet e DASH. SHBA nuk do t’ia dijë se cila parti drejton shtetin, por kërkon procese të rregullta, rajon të sigurt. Unë besoj që më të korruptuar janë nga socialistët se demokratët. Korrupsioni nuk ka ngjyra, amerikanët janë me antikorrupsionin