30 Nëntor, 2022

Ilir Meta tapë në emision: Jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat si një 18 vjeçar. Nuk jemi barngrënës dhe qoftelëpirës

 Ilir Meta tapë në emision: Jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat si një 18 vjeçar.  Nuk jemi barngrënës dhe qoftelëpirës

Ilir Meta është shfaqur në gjëndje të dehur në emisionin “Opinion”, ku ka dhënë disa deklarata të çuditshme.

Meta deklaroi se ai ndihet mjaft i ri si politikan, duke e krahasuar veten me Kristiano Ronaldon në futboll.

“Nëse gjërat do të ecnin normalisht pas 25 prillit do synoja edhe një mandat të dytë si President.

Deri më 25 prill kisha si synim të mos e lija popullin shqiptar në një oqean pabesie. Pas 25 prillit jam në përmbushje të plotë të detyrave të mia.

Jam si Kristiano Ronaldo, i kam parametrat 18-vjeç. Ajo që do të bëj unë është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë.

E di në çfarë situate jam unë tani, që mezi po pres të shkoj te populli i 2 Marsit”, tha Meta.

Ai tha gjithashtu në emisionin ‘Opinion’ se do përballet edhe me përfaqësuesit e LSI-së pasi të lërë presidencën sepse ata dogjën mandatet të cilat sipas tij, ai u detyrua në zgjedhjet e fundit të përfshihej në fushatë.

Ç’do bëni ju? Çfarë angazhimi do të merrni z. Meta?

Një përkushtim ndaj popullit të Shqipërisë. Unë dëgjoj popullin e 2 marsit.

Çfarë ju thotë populli i 2 marsit?

Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë shumë e rëndë që mund të ndodhte se unë isha betuar se nëse ata dhe e dinë mirë ata do të çonin në drejtim të Lanës në Gjykatë Kushtetuese, unë atje do shpërndaja parlament, qeveri dhe çdo gjë. Dhe njeriut që ia thashë unë spiunoi menjëherë dhe unë për atë arsye edhe ia thashë që do ta bëja.

Nëse ne biem dakord që do vijë Venecia nuk jemi popull barngrënës, as mishngrënës, dhe qoftelëpirës. Ta dinë mirë të gjithë dhe ata e dinë shumë se çfarë do të ndodhë dhe ata bënë çdo gjë të gjithë bashkë dhe ishin një dorë e mirëkoordinuar dhe i vetmi për të mbrojtur procesin ishte presidentin e republikës.

Po i kam disa fjalë me ata të LSI-së sepse lanë mandatet që u detyrua t’i marrë Ilir Meta duke dalë në fushatë përballë dyshes-treshes dhe ishte më e thellë brenda dhe jashtë vendit për të asgjësuar jo vetëm LSI-në por pluralizmin politik në Shqipëri dhe më kanë dëmtuar shumë si president i Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *