28 Janar, 2023

Ilir Meta: Shqiptarët të ngrihen për t’i treguar vendin Edi Ramës, se ka prishur pishinat e Irfanit. Kjo nuk durohet

 Ilir Meta: Shqiptarët të ngrihen për t’i treguar vendin Edi Ramës, se ka prishur pishinat e Irfanit. Kjo nuk durohet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar akt terrorist aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort”, duke dënuar ndërhyrjen me fadroma.

Meta u shpreh se shqiptarët duhet t’i tregojnë vendin Edi Ramës dhe regjimit të krijuar prej tij.

“Nuk është një sulm. Është një akt terrorist. Është bërë në kundërshtim me ligjin. Procedurat gjyqësore, administrative. 

Është bërë në kulmin e sezonit turistik. Rreth 400 turistë të huaj dhe shqiptarë janë zgjuar atje me fadroma.

Unë kam qenë në krah të familjeve shqiptare sa herë është cenuar interesi i tyre.

I bëj thirrje shqiptarëve të heqin dorën nga parullat dhe të bashkohen për t’i treguar vendin Edi Ramës dhe për t’i dhënë fund një regjimi ruspiesh.

Të shkosh te resorti i tjetrit për ta promovuar. Të çosh edhe afganët.

Dhe pastaj një ditë të bukur t’i çosh fadromat duke thënë se e ka lejen me kusht. Lejen me kusht e ka edhe inceneratori i Tiranës. Pse nuk çon atje fadromat e IKMT”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *