27 Shtator, 2023

Ilir Meta shkon i nxirë në emision: A e kanë rrahur presidentin?

 Ilir Meta shkon i nxirë në emision: A e kanë rrahur presidentin?

Ilir Meta është shfaqur sot në një intervistë televizive tek Erla Mëhilli, me një shenjë poshtë syrit.

Ajo duket si shenjë goditje.

Nuk dihet nëse presidenti në largim është rrahur, apo thjesht është përplasur diku.

Vetë Meta s’ka dhënë ndonjë shpjegim për shenjën në fytyrë.

As gazetarja Erla Mëhilli nuk e ka pyetur atë, se çfarë është ajo e nxirë.

Gjatë intervistës, ai tha ndërkohë se do ankohet nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon si president.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane, pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.

Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *