2 Shkurt, 2023

Ilir Meta në prag të shkarkimit si president, e shoqja paralajmëron rikthimin e tij në krye të LSI-së

 Ilir Meta në prag të shkarkimit si president, e shoqja paralajmëron rikthimin e tij në krye të LSI-së

Kyetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi konfirmon se Ilir Meta do të rikthehet te LSI-ja. Sipas saj 2022 do të jetë viti i LSI-së, i të rinjëve dhe të rejave në vend.

Gjatë një aktiviteti të organizuar për festat e fundvitit nga LSI, Kryemadhi tha se kjo parti po ecën drejt një sfide të re, ndërsa shtoi se Metës i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik.

“U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë.

Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur. Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë.

Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri. LSI po shkon drejt një sfide të re.

Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’u bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’u vijnë.

Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’u vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj.

I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *