3 Shkurt, 2023

Ilir Meta mori thasët me para: Shqipëria asnjë përfitim nga projekti TAP, marrëveshje u ndryshua në fshehtësi

 Ilir Meta mori thasët me para: Shqipëria asnjë përfitim nga projekti TAP, marrëveshje u ndryshua në fshehtësi

Disa fakte dhe dëshmi të zbuluara ditët e fundit po nxjerrin në pah një nga skandalet financiare, korruptive dhe antikombëtare gjatë 30 viteve të pluralizmit, më i rëndë se sa shitja e ARMO-s, afera me CEZ, koncesionet, vjedhja e pronave etj.

Bëhet fjalë për projektin TAP, i trumbetuar si një nga projektet më madhore, strategjike dhe përfituese për Shqipërinë. TAP, që kalon nëpër Shqipëri, ka transportuar sasinë e parë të gazit në Itali, por Shqipëria nuk do të përfitojë asgjë, as atë shumën e pretenduar prej 100 milionë euro në vit për kalimin, por as gaz nga projekti.

Ndërsa Sali Berisha fliste çdo javë për gazifikimin e Shqipërisë, aleati i tij Ilir Meta ndryshonte rregullat dhe kushtet e marrëveshjes, duke hequr të gjitha përfitimet për Shqipërisë, për xhepat e tij personalë.

Në kulmin e negocimit të kushteve mes palëve për përfitimet që duhet të kishte Shqipëria në këmbim të kalimit të TAP, Ilir Meta dëbon Dritan Priftin nga ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Meta la ministrinë e Jashtme, e cila kishte shumë pak mundësi vjedhjes, ndërsa mori drejtimin e ministrisë së Ekonomisë.

Pikërisht në këto kohë, janë hequr nga marrëveshje përfitimet e Shqipërisë nga projekti TAP. Ka dyshime të forta se Ilir Meta ka hyrë në pazar me palën tjetër, duke hequr dorë nga përfitimet e Shqipërisë, në këmbim të qindra milionë euro ryshfet.

Vetëm tani është zbuluar se nuk është më pjesë e marrëveshjes shuma prej 100 milionë euro në vit që duhej të derdhej në buxhetin e shtetit shqiptar, deri kur Shqipëria të integrohej në BE.

Kush i ka ndarë këto para? Kësaj pyetje duhet t’i përgjigje SPAK, i cili duhet të nisë një hetim urgjent. Shqipërisë i është hequr edhe e drejta për të përfituar gaz me çmim të favorshëm.

Edhe për heqjen e këtij përfitimi ka pasur një pazar antikombëtar, ku të përfshirë janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Kur marrëveshja u ndryshua, Sali Berisha nuk foli më për gazifikimin e Shqipërisë, ndërsa Ilir Meta besohet se ka dërguar thasë me euro jashtë vendit.

Në marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti në vitin 2013 për projektin TAP, Shqipëria nuk përfiton asgjë. Në marrëveshje figuron vetëm ‘përfitime komunale’, që do të thotë disa të punësuar në mënyrë të përkohshme, që është një tallje, poshtërim dhe tradhtia më e madhe kombëtare.

Ditët e fundit, ideatorët dhe realizuesit e projektit TAP, si dhe negociatorët, kanë nisur të japin detaje nga afera më e madhe në histori e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Duke e çuditshme se si SPAK ende nuk ka nisur hetimet. Humbjet për Shqipërinë janë katastrofave, vetëm për interesat private të Ilir Metës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *