30 Nëntor, 2022

Ilir Meta: Monika jeton me mua, por i besoi Bashës

 Ilir Meta: Monika jeton me mua, por i besoi Bashës

Ilir Metës nuk i ikën inati me djegien e mandateve nga opozita.

Ai tregoi një pjesë tjetër nga prapaskenat dhe bisedat me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe premtimin që i kishte bërë për mandatet.

Por ju jetoni në një shtëpi me kryetaren e LSI-së” u pyet Meta.

Ashtu është, por ajo besën ia dha Bashës dhe nuk i qëndroi premtimeve që më bëri mua që më tha mirë “për hatër dhe sedër do ta djeg vetë, por ata nuk kanë për ta djegur mandatin e deputetit”. Edhe ajo edhe Petrit Vasili. Vetëm me këta dy persona kam komunikuar unë.

Vasili nuk më tha se do ta djeg sepse nuk kishte ndërmend ta digjte dhe pastaj u bë fakt u kryer cdo gjë dhe asnjë nga ata që ka qenë deputet i LSI-së.

Dhe i thashë pak ditë më parë Edmond Panaritit, po ti pse? “Jo, po ne kështu e menduam”. Dhe i thashë, kur më ke dërguar një mesazh dhe unë nuk të jam përgjigjur profesor i nderuar?

Si mund të lesh mandatin? LSI veproi me mendjelehtësi të madhe, kaq mund të them, ose lidershipi i saj, pra Monika, dhe ky është çmimi që ka paguar dhe nuk e kam dëmtuar unë LSI-në, por LSI-ja mua.

Sepse edhe Lulzim Basha dhe të gjithë ata që e kurdisnin atë, që thoshin lart e poshtë, lerë cfarë thotë Ilir Meta për mandatet se është edhe ai brenda.

Sikur thonë tani ka qenë Saliu, apo dikur gjermanët apo sikur do të thonë nesër janë afrikanët” tha Ilir Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *