Ilir Meta emëron komandantin e ri të Forcës Ajrore

Ilir Meta ka emëruar komandant të Forcës Ajrore Gjeneralin Ylli Pulaj. Përmes një dekreti, presidenti ka rritur në detyrë Pulajn, i cili mbante deri tani postin e zëvendës komandantit të Forcës Ajrore.
Presidenti gjithashtu ka graduar Kolonel Qazim Bitrin, me detyrë drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet Gjeneral Brigade.
Mw 29 dhjetor presidenti dekretoi kundëradmiralin Adnand Agastra në postin e komandantit të Forcës Detare. Ky emërim në këtë post të rëndësishëm drejtues të Forcës Detare të Agastrës u bë me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Më herët, kundëradmirali Adnand Agastra ka mbajtur detyrën e shefit të degës së operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Detare.