4 Qershor, 2023

Ilir Demalia nxjerr pseudonimet e gazetarëve të njohur, që kanë qenë spiunë të Sigurimit

 Ilir Demalia nxjerr pseudonimet e gazetarëve të njohur, që kanë qenë spiunë të Sigurimit

Ilir Demalia ka publikuar një citim të Indro Montanellit, që thotë se gazetarët e pasur qelbin, sepse kanë shfrytëzuar profesionin për t’u pasuruar.

Ai përmend emrat e disa gazetarëve kryesorë në vend, disa prej të cilëve, sipas Demaliajt, kanë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Ai ka publikuar edhe pseudonimet e tyre.

“Kurrë nuk mund të besohen, madje janë turpi gazetarisë Blendi Fevziu (Korani), Baton Haxhiu, Armand Shullaku (Bozhurja), Artan Hoxha (Notari), Preç Zogaj (Çiftelia), Mero Baze (Çorapja), Eni Vasili, Ylli Rakipi, Çim Peka, Frrok Çupi (Llulla), Fahri Balliu (Kendezi- Rrjepsi), Lorenc Vangjeli, Andi Bushati, Skënder Minxhozi e plot të tjerë që janë kthyer në neveri e ekraneve me pafytyrësine si informatore-bashkëpuntore dje, e sot në demonkrakarikature shërbëtorë të krimit të bandave politike në grabitjen e pasurise se Shqiptarëve.

Në qoftë se do të ketë nje ditë drejtësi duhet të fillojë hetimi dhe për pasurite e këtyre dhe të tjerëve si pjesë e krimit politik-mediatik postkomunist”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *